Ndërlidhjet

Vonesa dhe anulime të fluturimeve në aeroportin e Dubait


Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait ka pasur vonesa dhe anulime të fluturimeve, një ditë pas përplasjes së aeorplanit të Emirateve, në këtë aeroport, që shpëtoi pa viktima.

Shkaktari i përplasjes së aeroplanit në fluturimin EK521, Boeing 777-300 që po vinte nga qyteti indian Thiruvananthapuram, mbetet i paqartë.

Aeroporti më i ngarkuar ndërkombëtar, sipas një komunikate, deklarohet se po funksionon në kapacitete të kufizuara për shkak qe vetëm një pistë po funksionon.

Disa fluturime të linjës së Emirateve, si dhe të linjave tjera ndërkombëtare janë anuluar të enjten.

Pesë pasagjerë që kanë pësuar lëndime të vogla trupore nga përplasja e aeroplanit të mërkurën, u dërguan në spital.

XS
SM
MD
LG