Ndërlidhjet

Tahiri: Ura mbi Ibër hapet për qarkullim më 20 janar 2017


Edita Tahiri
Edita Tahiri

Heqja e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” në urën kryesore mbi lumen Ibër, që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, si dhe lirimi i kësaj ure për qarkullim, pritet të fillojë të bëhet me 14 gusht të këtij viti.

Ndërkohë, do të jetë e hapur për qarkullim të plotë më 20 janar 2017.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Qeveriae Kosovës.

“Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Kryenegociatori Marko Gjuriq u pajtuan sot për detajet e fundit të mbetura lidhur me implementimin e marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për urën në Mitrovicë të arritur në dialogun Beograd - Prishtinë. BE-ja e ka lehtësuar atë. U dakordua që leja e rëndësishme e ndërtimit të lëshohet dhe revitalizimi i Urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth të fillojë më 14 gusht 2016”, thuhet në komunikatën dërguar medieve.

Në komunikatë thuhet se Bashkimi Evropian “mirëpret rezultatin e diskutimeve dhe nxit të dyja palët që të vazhdojnë të arrijnë progres në të gjitha çështjet tjera të hapura që presin të implementohen, në veçanti në Telekom, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe Energji”.

XS
SM
MD
LG