Ndërlidhjet

Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar nuk lejon pjesëmarrjen e Rusisë


Pamje nga garat paralimpike në Londër në vitin 2012
Pamje nga garat paralimpike në Londër në vitin 2012

Trupa globale, e cila i administron garat e paralimpikëve, që mbahen pak kohë pas Olimpiadës Verore në Rio-de-Zhanejro, e ka suspenduar gjithë seleksionin e Rusisë nga pjesëmarrja, për shkak të shqetësimeve për doping.

Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar ka njoftuar sot se Rusia ishte angazhuar në dopingun e sponzorizuar nga shteti të sportistëve, duke vlerësuar se ky është “një sulm i paprecedent” ndaj sportistëve të pastër.

Me këtë vendim preken afro 270 sportistë rusë, që kanë pritur të garojnë në Lojërat Paralimpike në Rio-de-Zhanejro, të parapara për muajin e ardhshëm.

Presidenti i këtij komiteti, Philip Craven, tha se paralimpikët rusë janë pjesë të sistemit të thyer dhe ka shprehur keqardhje për ata që nuk ishin të involvuar në doping.

Ky vendim për ndalim të tërësishëm të pjesëmarrjes është në kundërshtim të plotë me atë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili iu shmang një lëvizjeje të tillë, duke ua lënë federatave ndërkombëtare sportive që të vendosin për lejimin apo jo të pjesëmarrjes së sportistëve të Rusisë në Olimpiadën Verore në Brazil. Megjithatë, KON-i nuk ia ndaloi pjesëmarrjen gjithë seleksionit të Rusisë.

XS
SM
MD
LG