Ndërlidhjet

Australi: Një ekstremist i së djathtës akuzohet për terrorizëm


Autoritetet në Australi e kanë akuzuar një pjesëtar të së djathtës ekstreme për terrorizëm, që është rasti i parë i këtillë i zbatuar në legjislacionin e këtij vendi.

Personi, Phillip Michael Galea, 31 vjeçar, mbrëmë është akuzuar për përgatitje dhe mbledhje të dokumenteve për lehtësim të sulmit terrorist. Pritet që ai nesër të paraqitet në gjykatë.

Ai ishte arrestuar pardje në Melburn, gjatë një operacioni kundërterrorist, por policia nuk e ka zbuluar cakun e mundshëm për ndonjë sulm të planifikuar.

Ky person ka pretenduar se akuzat kundër tij janë “konspiracion kundër lëvizjes patriotike”.

Phillip Michael Galea ishte i lidhur me disa grupe antimyslimane.

XS
SM
MD
LG