Ndërlidhjet

Gazetares Ismayilova i zvogëlohet dënimi me kusht


Khadija Ismayilova
Khadija Ismayilova

Autoritetet gjyqësore në Azerbajxhan e kanë zvogëluar dënimin me kusht për gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova.

Gjykata e Krimeve Serioze në kryeqytetin Baku sot ka vendosur që dënimi me kusht prej 3.5 vjetësh, të zvogëlohet në 2 vjet e tre muaj.

Nuk është dhënë ndonjë arsyetim për këtë vendim.

Ismayilova ishte arrrestuar në dhjetor të vitit 2014 dhe në shtator të vitit 2015 është dënuar me 7.5 vjet burg, pasi Gjykata për Krime Serioze e shpalli fajtore për fshehje të taksave, keqmenaxhim të pasurisë, keqpërdorim të pozitës dhe ndërmarrësi ilegale.

Ajo është liruar nga burgu në maj të këtij viti, pasi Gjykata Supreme e Azerbajxhanit i ktheu dënimet për akuza të keqmenaxhimit të pasurisë dhe keqpërdorim të pozitës, por i ka mbajtur dënimet për ndërmarrrësi ilegale dhe evazion të taksave.

Gjykata e reduktoi dënimin e saj në dënim me kusht prej 3.5 vjetësh.

Rasti kundër gazetares Ismayilova është parë si hakmarrje për raportimin e saj investigativ, për të cilin është shpërblyer, me ç’rast e ka lidhur familjen e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me korrupsion.

XS
SM
MD
LG