Ndërlidhjet

Tbilisi: Përkujtohen viktimat e luftës me Rusinë


Tbilisi: Përkujtohen viktimat e luftës me Rusinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00

Shtetasit e Gjeorgjisë sot i kanë nderuar viktimat e luftës së shkurtër të vitit 2008 me Rusinë, meqë në ditën e sotme mbushen 8 vjet nga shpërthimi i armiqësive. Pjesëtarët e armatës dhe civilët kanë vendosur lule në varret ushtarake, për nder të 169 ushtarëve dhe 19 policëve, që ishin vrarë gjatë luftës pesëditëshe. Armiqësitë filluan në dhe afër republikave separatiste, Abhazia dhe Osetia Jugore, të cilat nga Rusia janë njohur si shtete të pavarura. Prej atëherë, Rusia i ka mijëra trupa në të dy rajonet. Ministria e jashtme e Gjeorgjisë thotë se qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga lufta, ende nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG