Ndërlidhjet

Thaçi: Të gjithë sportistët e Kosovës në Rio janë fitues


Ekipi i Kosovës në Olimpiadën e Rios
Ekipi i Kosovës në Olimpiadën e Rios

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë edhepse e lënduar, Nora Gjakova njësoj si Majlinda Kelmendi ka bërë çmos për të fituar dhe na bëri krenarë si çdo herë me paraqitjen e saj, pavarësisht rezultatit.

Kosova po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Verore Olimpike në Rio të Brazilit, pasi në vitin 2014 është pranuar si anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Nga tetë sportistë që janë dërguar në Rio, xhudistja Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë, duke shënuar kështu herën e parë që një sportistë nga Kosova fiton medale olimpike.

Nora Gjakova sot e ka fituar përballjen e parë, por ka humbur në xhiron e dytë duke mos arritur të vazhdojë deri në mundësinë e fitores së një medale të dytë.

XS
SM
MD
LG