Ndërlidhjet

Parashikime të vobekta për ekonominë ruse


Ilustrim
Ilustrim

Banka Qëndrore e Rusisë parashikon rritje të dobët ekonomike për vitin 2016, derisa vendi vazhdon të përballet me pasojat e çmimeve të ulëta të naftës dhe sanksioneve perëndimore.

Banka, përmes një komunikate të dërguar mediave sot ka thënë se ekonomia është rritur për 0.3 % gjatë çerekut të dytë të vitit, ndërsa ajo pritet të rritet për 0.4 dhe 0.5 % gjatë çerekut të tretë, respektivisht të katërt të vitit.

Këto megjithatë janë të dhëna më pozitive se ato të vitit të kaluar, kur ekonomia ruse kishte shënuar rënie për 3.7 % në kohën kur Rusia përjetojë recensionin më të rëndë prejse Vladimir Putin ka ardhë në pushtet, para 16 vjetësh.

Ekspertët ndërkombëtarë kanë parashikuar se edhe të dhënat e tilla të dobëta të zhvillimit ekonomik janë optimiste. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që në fakt Bruto Prodhimi Vendor të zvogëlohet për 1.2 % gjatë këtij viti.

Sanksionet e vendosura nga perëndimi pas aneksimit që Moska i bëri gadishullit ukrainas të Krimesë e kanë dëmtuar ekonominë ruse, por ato që kanë shkaktuar dëme më të mëdha janë ulja e çmimeve të naftës.

XS
SM
MD
LG