Ndërlidhjet

Pakistani përkujton viktimat e sulmit


Pakistani përkujton viktimat e sulmit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:45 0:00

Aktivistët në Pakistan kanë kujtuar përmes ndezjes së qirinjëve viktimat e sulmit vetvrasës me bombë që ka vrarë së paku 70 në Kueta më 8 gusht. Në qytetin veriperëndimor të Peshauarit, personat që janë mbledhur përfshinin avokatë që thonë se sulmi i militantëve kishte cak sundimin e ligjit. Shumica e viktimave në Kueta kanë qenë avokatë që ishin mbledhur në spital për të nderuar një kolegë të tyre të vrarë një ditë më parë. Militantët e Shtetit Islamik dhe një grup i talibanëve të Pakistanit kanë publikuar pretendime që nuk janë përputhur për sulmin, ku krahas 70 viktimave, janë plagosur edhe 100 të tjerë. Protestuesit në Peshauar i kanë bërë thirrje qeverisë që të implementojë Planin Kombëtar të Veprimit kundër terrorizmit, i themeluar në vitin 2015. Plani lejon punën e gjykatave ushtarake dhe vazhdimin e ekzekutimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG