Një gjykatë në Irak i ka hedhur poshtë akuzat për korrupsiomn kundër kryetarit të parlamentit, Salim al-Jaburi.
Këto akuza për ryshfet ishin paraqitur më 1 gusht në parlament nga ministri i mbrojtjes i Irakut, Khalid al-Obeidi, i cili tha se Jaburi dhe disa ligjvënës të tjerë, janë të korruptuar dhe ishin përpjekur ta shantazhonin atë.
Zoti Jaburi i ka hedhur poshtë akuzat.
Por, një zëdhësë i gjyqësisë tha se një gjykatë në kryeqytetin Bagdad, sot i ka hedhur poshtë akuzat kundër Jaburit për shkak të mungesës së provave.
Nuk është i qartë fati i personave të tjerë të akuzuar nga ministri Obeidi.