Ndërlidhjet

Gjermani: Policia e ka arrestuar një anëtar të dyshuar të IS-it


Pamje e pjesëtarëve të policisë gjermane
Pamje e pjesëtarëve të policisë gjermane

Një njësi speciale e policisë së Gjermanisë e ka arrestuar një pjesëtar të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në qytetin jugperëndimor, Mutershtad.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, ka raportuar sot se ky azilkërkues 24 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ishte arrestuar pas një informacioni nga një person i burgosur në qytetin perëndimor, Gelzenkirhen.

Raportohet se informacioni për të arrestuarin erdhi lidhur me kërcënimet e dyshuara kundër Bundesligës gjermane të futbollit. Nuk është elaboruar më tepër, por theksohet se nuk ishte kërcënim i menjëhershëm.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të shtetit, Vestfalia Veriore Rajne, i ka thënë DPA-së se raportet fillestare, se i dyshuari ishte anëtar i lartë i IS-it, nuk mund të konfirmohen.

XS
SM
MD
LG