Ndërlidhjet

Kërkohet që Italia të mos e ekstradoj aktivistin iranian


Matteo Renzi
Matteo Renzi

Djali i ish-shahut të fundit të Iranit ka kërkuar nga kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, të intervenoj për ta ndihmuar aktivistin iranian, Mehdi Khosravi, i cili është i burgosur në Itali, duke thënë se ai rrezikohet me ekzekutim nëse ekstradohet.

Mehdi Khosravi ishte arrestuar në pjesën veriore të Italisë më 6 gusht, ndërsa policia tha se kishte vepruar sipas një fletarresti të Iranit, ku ai është i kërkuar për “krim dhe korrupsion”.

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, në letrën dërguar kryeministrit Renzi, ka shkruar se “çfarëdo përpjekjeje për ta detyruar zotin Khosravi të kthehet në Iran, do të çoj në burgosje, torturë dhe dënim të mundshëm me ekzekutim, pasi është kundërshtar politik i regjimit dhe aktivist për të drejtat e njeriut”.

Reza Pahlavi, jeton në Paris, dhe është i biri i ish-shahut iranian, Mohammad Reza Pahlavi, i cili ishte përmbysur gjatë Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979.

XS
SM
MD
LG