Ndërlidhjet

Glauk Konjufca shoqërohet në polici


Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është shoqëruar në polici, pas hedhjes së gazit lotsjellës në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohej për dërgimin në Kuvend të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se "Nuk ka dhunë e polici që do të mund t’ia bëj të pranueshme popullit të Kosovës faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të tij".

Ndonëse ishte paraparë që seanca për Demarkacionin ë të mbahet gjatë kësaj jave, Kryesia ka marrë vendim që ajo të shtyhet deri në fillim të muajit të ardhshëm, për të gjetur ndonjë konsensus midis palëve, pushtetit dhe opozitës.

XS
SM
MD
LG