Ndërlidhjet

Përfundon mbikëqyra e Doganës së Kosovës nga EULEX-i


Kosovo - Kosovo Customs building, bordering with Macedonia, September 9, 2013.
Kosovo - Kosovo Customs building, bordering with Macedonia, September 9, 2013.

Dogana e Kosovës njofton se nga sot përfundon mbikëqyrja e këtij institucioni nga EULEX-i. Ky institucion vlerësoi sot, përmes një konference për medie, se mbikëqyrja e Doganës nga misionet e juaja në Kosovë, që nga viti 1999, përfundon sot.

Megjithatë, Dogana thotë se bashkëpunimi me EULEX-in do të vazhdojë edhe në të ardhmen për menaxhimin e integruar të kufirit.

“Mbikëqyrja klasike që e kemi pasur prej vitit 1999 do të përfundojë, por që do të vazhdojë një partneritet i ngushtë me EULEX-in, një partneritet i sinqertë dhe transparent siç e kemi pasur, ku EULEX-i do ta ndihmojë Doganën e Kosovës në implementimin e konkluzioneve të Brukselit, sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit dhe këshillime në nivelin strategjik”, tha kryetari i Doganës së Kosovës, Lulëzim Rafuna.

Ndërsa ushtruesi i detyrës i shefit të EULEX-it, Bernd Thran, tha se ky mision, edhe pse nuk ka mandat më në Doganë, do ta ndihmojë atë në këshillime strategjike.

XS
SM
MD
LG