Ndërlidhjet

Pesë të arrestuar nën dyshimet për detyrim prostitucioni


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me datën 10 gusht 2016, rreth orës 23:30, ka arritur të arrestojë pesë persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se janë të përfshirë në ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Policia njofton se operacioni policor është realizuar në një lokacion të Gjilanit.

XS
SM
MD
LG