Ndërlidhjet

Poroshenko kërkon bisedime me Putinin


(Arkiv) Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (majtas) dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko
(Arkiv) Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (majtas) dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti I Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se ai dëshiron të bisedojë direkt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe me disa liderë të Perëndimit, në kohën kur janë acaruar marrëdhëniet ndërmjet Kievit dhe Moskës.

Zyra e Poroshenkos njoftoi sot se ai ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e vendit që të aranzhojë një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, presidentin francez, Francois Hollande, kancelaren gjermane, Angela Merkel, zv/presidentin amerikan, Joe Biden dhe presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Kjo kërkesë vjen në kohën kur Moska ka akuzuar Kievin se po provon ta destabilizojë Krimenë, përmes diversantëve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka akuzuar dje qeverinë e Ukrainës për “terror”, pasi një agjent rus dhe një ushtar thuhet se u vranë në Krime, në përpjekje për t’i penguar diversantët.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka quajtur pretendimet e Moskës si “të pakuptimta dhe cinike”.


XS
SM
MD
LG