Ndërlidhjet

Dokufesti gjallëron Prizrenin

Në Prizren po mbahet Festivali i Filmit të Shkurtër dhe atij Dokumentar, Dokufest, nga 5-13 gusht. Këtë vit po mbahet edicioni i 15-të I këtij festivali, që tashmë ka marrë përmasa botërore, me pjesëmarrës të shumtë nga bota e filmit, jo vetëm vendor, por edhe ndërkombëtar. Gjatë këtyre ditëve në Prizren, që është vendi nikoqir i këtij festivali, do të shfaqen mbi 200 filma, si dhe do të zhvillohen aktivitete të larmishme, si ekspozita, koncerte e workshope, të organizuara në kuadër të këtij festivali. Nata finale, kur edhe do të ndahen çmimet, është 13 gushti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG