Ndërlidhjet

Biden: Ukraina ta evitoj shtimin e tensioneve me Rusinë


Petro Poroshenko (majtas) dhe Joe Biden
Petro Poroshenko (majtas) dhe Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, “që ta kryej pjesën e vet për evitimin e përshkallzimit të tensioneve” me Rusinë lidhur me Krimenë, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Mëtutje, Shtëpia e Bardhë ka saktësuar se gjatë bisedës së tyre telefonike, Biden dhe Poroshenko kanë diskutuar për tensionet aktuale lidhur me okupimin e gadishullit nga forcat ruse, që është “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Derisa zëvendëspresidenti Biden ka kërkuar që Poroshenko të tregoj përmbajtje, Shtëpia e Bardhë thotë se ai ka kërkuar që edhe pala ruse të veproj në mënyrë të njejtë.

“Të dy liderët e kanë përsëritur mbështetjen e tyre të fuqishme që me mjete politike dhe diplomatike të ripërtrihet sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës, e veçanërisht nëpërmje implementimit të plotë të Marrëveshjeve të Minskut”, që kanë për qëllim paqen ndërmjet Ukrainës, Rusisë dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.

XS
SM
MD
LG