Ndërlidhjet

Nju Jork: U vranë një klerik mysliman dhe shoqëruesi i tij


Pamje e një instituti islamik në Kuins të Nju Jorkut
Pamje e një instituti islamik në Kuins të Nju Jorkut

Një klerik mysliman dhe shoqëruesi i tij janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur, derisa ata të dy largoheshin nga falja në një xhami në Kuins të Nju Jorkut.

Personi i armatosur u ishte afruar atyre nga prapa dhe i kishte qëlluar në kokë me të shtëna nga afër, dje pasdite sipas kohës lokale, ka njoftuar policia.

Policia ka thënë se nuk është arrestuar askush.

Motivi për këtë vrasje nuk është i njohur dhe nuk është zbuluar ndonjë dëshmi se të dy personat ishin cak i sulmit për shkak të fesë së tyre, tha një zëdhënëse e Policisë së Nju Jorkut.

Megjithatë, ajo ka theksuar se policia nuk e përjashton asnjë mundësi.

Personat e vrarë, të identifikuar si Imam Maulama Akonjee, 55 vjeçar, dhe Thara Uddin, (64), ishin të veshur me rroba religjioze në kohën kur janë qëlluar me armë, ka njoftuar policia.

Ata kanë vdekur pasi ishin dërguar në spital.

XS
SM
MD
LG