Ndërlidhjet

Turqi: Nga eksplodimi në rajonin kurd u vranë 2 policë dhe një civil


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Dijarbakir
Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Dijarbakir

Dy oficerë të policisë dhe një civil janë vrarë nga eksplodimi i një bombe në pjesën juglindore të Turqisë.

Zyrtarët kanë raportuar se shpërthimi i sotëm ka ndodhur jashtë ndërtesës së policisë në provincën Dijarbakir, që ka qenë arenë e përleshjeve ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve kurdë, prej muajit korrik të vitit të kaluar, kur u shkatërrua marrëveshja për armëpushim.

Agjencia AP raportoi se civili i vrarë ishte fëmijë.

Raportohet për tetë policë të plagosur nga shpërthimi i bombës.

Megjithqë zyrtarët i fajësojnë militantët kurdë për këtë sulm, deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, prej se është shkatërruar armëpushimi, janë vrarë 1,856 pjesëtarë të sigurisë, militantë kurdë dhe civilë.

XS
SM
MD
LG