Ndërlidhjet

Ministri gjerman kërkon që Britania t’i filloj bisedat për dalje nga BE-ja


Michael Roth
Michael Roth

Ministri gjerman për çështje evropiane, Michael Roth, nuk e ka përjasahtuar mundësinë që Britania të ketë “status special” në raportet e saj me Bashkimin Evropian, por i ka bërë presion Londrës që t’i filloj bisedat për largim nga BE-ja në fillim të vitit të ardhshëm.

Mediat britanike patën raportuar gjatë fundjavës se Londra mund ta vonoj zbatimin e procedurës për dalje nga BE-ja deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ministri Roth tha se Britania duhet të jetë e gatshme për negociata në fillim të vitit 2017, raporton agjencia Reuters.

“Koha e mbetur deri në fund të vitit duhet realisht të jetë e mjaftueshme për të qenë i organizuar dhe për përshtatje me situatën e re”, tha Roth dhe ka shtuar se “në Parlamentin Evropian të ardhshëm nuk do të ketë asnjë anëtar britanik”.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian parashihen në vitin 2019.

XS
SM
MD
LG