Ndërlidhjet

Japonia, Kina, SHBA-të vazhdojnë të shijojnë medaljet e arta 


Ilustrim
Ilustrim

Dita e 12-të e Olimpiadës së Rios vazhdojë të jetë një ditë e bukur për tri shtete, Japoninë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atletët e të tri këtyre shteteve kanë vazhduar të dominojnë në sportet e tyre të preferuara.

Japonia ka marë medaljet e arta në ditën e parë të turneut të mundjes për femra më 17 gusht.

Kaori Icho është bërë mundësja e parë në histori të Olimpiadave që të fitojë katër medalje ari, duke e mundur rusen Valeria Koblova Zholobova me rezultatin 3:2 në kategorinë prej 58 kilogramëve.

Japonezja tjetër, Sara Dosho e ka mundur rusën Natalia Vorobjova në kategorinë prej 69 kilogramëve, ndërsa Eri Tosaka e ka mundur Marija Stadnikun nga Azerbajxhani në kategorinë prej 48 kilogramëve.

Kina në anën tjetër ka dominuar në garat e zhytjes, por duke fituar medaljen e artë edhe në garën e ping pongut.

Suksesi i fundit bën që Kina të ndajë vendin e dytë me Britaninë e Madhe me 19 medalje të arit të fituara atletët e të dy shteteve. Në vendin e parë mbetët SHBA me 30 medalje ari të fituara.

Atletët e Shteteve të Bashkuara në tërësi kanë fituar 93 medalje të arit, argjendit dhe bronzit.

XS
SM
MD
LG