Ndërlidhjet

Turqi: Dy shpërthime brenda ditës, vrasin 6 dhe lëndojnë 180 njerëz 


Pamje nga sulmet e mëparshme me bomba në Turqi
Pamje nga sulmet e mëparshme me bomba në Turqi

Dy sulme me bomba janë kryer në afërsi të stacioneve policore në dy qyteza të Turqisë lindore.

Mëngjesin e sotëm, një sulm me bomb është kryer në afërsi të stacionit qëndror policor në Van, duke vrarë tre persona dhe lënduar 40 të tjerë. Disa orë më vonë, një shpërthim tjetër e ka goditur stacionin policor në qytezën e Elazigut, duke vrarë tre persona dhe lënduar 120 njerëz të tjerë.

Autoritetet në të dy qyetet fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit për sulmet, ndonëse askush nuk e ka marë përgjegjësinë për to.

Zëvndës guvernatori i qytetit Van, Mehmet Perlak iu ka thënë gazetarëve të qytetit se një “militant” që e kishte parkuar veturën përballë objektit të policisë është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Qyteti Van deri më tash ka qenë i qetë megjithëse në vitin 2015 u anulua marrëveshja në mes të luftetarëve kurdë dhe autoriteteve turke.

Dhuna ka qenë shumë më tepër e përqendruar në qytetin e afërt, Dijarbakir kur tetë persona janë vrarë gjatë një sulmi të ngjajshëm më 15 gusht.

PKK ka nisur përpjekjet për pavarësi me luftë në vitin 1984 dhe prej atëherë deri më tash, mbi 40 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e dhunës.

XS
SM
MD
LG