Ndërlidhjet

Fotografia e djaloshit nga Alepo që po trondit botën 


Fotografia e 5 vjeçarit nga Alepo që i ka mbijetuar sulmeve ajrore
Fotografia e 5 vjeçarit nga Alepo që i ka mbijetuar sulmeve ajrore

Aktivistët sirianë kanë publikuar pamje tronditëse të një djali të vogël që nxjerret i gjallë nga një ndërtesë e shkatërruar banimi pas sulmeve ajrore që po vazhdojnë ta godasin qytetin e Alepos, raporton BBC.

Videot dhe fotografitë e djaloshit që shihet i ulur, një pjesë e fytyrës të të cilit është e mbuluar me gjak, janë shpërndarë në masë të madhe në rrjete sociale, ndërsa shumica po shprehin shok dhe zemërim me situatën.

Sipas raportimit të BBC-së, ai është identifikuar si Omran Daqneesh, 5 vjeçar i cili sipas një mjeku në Alepo është trajtuar për lëndimin e kokës.

Edhe prindërit dhe tre fëmijët e tjerë të kësaj familjeve besohet të kenë mbijetuar sulmin.

Luftimet në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve kanë eskaluar gjatë javëve të fundit në Alepo, që deri para luftës është konsideruar kryqendra industriale dhe ekonomike e Sirisë.

XS
SM
MD
LG