Ndërlidhjet

Maiziere: Mbështetje për ndalesën e pjesërishme të ferexhesë


Thomas de Maiziere
Thomas de Maiziere

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka kërkuar ndalesë të pjesërishme për ferexhenë, të cilën shumë gra të devotshme myslimane e bartin në publik.

Zoti Maiziere i tha sot Televizionit gjerman se konservatorët “pajtohen se ne dëshirojmë të paraqesim kërkesë juridike për të treguar fytyrën në vendet ku është e domosdoshme për bashkëjetesën e shoqërisë sonë, pra gjatë ngarjes, në zyrat publike, në zyrat e gjendjes civile, në shkolla dhe universitete, në shërbimin civil, në gjykata”.

Mëtutje, ai ka shtuar se ferexheja “nuk ka vend në shetin tonë dhe nuk është në harmoni me kuptimin tonë të femrës”.

Më herët, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tha gazetarëve se femrat që bartin ferexhe “vështirë se kanë çfarëdo rasti për integrim”, por ka konkluduar se kjo është “çështje komplekse politike dhe juridike”.

Në Gjermani jetojnë më se 4 milionë myslimanë.

Megjithqë nuk ka statistika se sa femra myslimane në këtë vend bartin ferexhe, shefi i Këshillit Qendror Mysliman, tha se vetëm pak gra e bëjnë këtë.

XS
SM
MD
LG