Ndërlidhjet

Lochte kërkon falje, por insiston që ai u sulmua në Brazil 


Ryan Lochte
Ryan Lochte

Fituesi i medaljes së arit në not, amerikani Ryan Lochte ka kërkuar falje sot, ndërsa notuesi tjetër amerikan, Jimmy Feigen është pajtuar të paguaj 11 mijë dollarë për një organizatë humanitare pasi policia e Brazilit ka thënë se të dy kanë gënjyer se kanë qenë viktimë e një vjedhje me armë zjarri.

Lochte, i cili është kthyer në SHBA një ditë pas këtij incidenti të së dielës, ka thënë se ai është dashur të jetë më i kujdesshëm kur ka folur për incidentin, por megjithatë ka insistuar se ngjarja ka qenë traumatike kur personi tjetër “e ka mbajtur një pistoletë të drejtuar ndaj tij”.

Atleti 32 vjeçari që është ndër më të suksesshmit në SHBA fillimisht ka thënë se ai së bashku me notuesit tjerë amerikanë, Gunnar Bentz dhe Jack Conger janë sulmuar derisa ishin ndalur në një pompë benzine nga persona që janë paraqitur si policë brazilian duke iu marë 400 dollarë.

Policia në Brazil ka thënë se kjo është gënjeshtër duke thënë se në fakt ishin atletët amerikanë ata që kanë shkaktuar dëme ndaj objektit të pompës së benzinës.

“Dua të kërkoj falje për sjelljen time gjatë fundjavës së fundit”, ka thënë Lochte në profilet e tij në rrjete sociale.

XS
SM
MD
LG