Ndërlidhjet

Cavusoglu: Do e pastrojmë kufirin nga IS-i 


Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu
Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu

Turqia ka thënë se zona e saj kufitare me Sirinë duhet të “pastrohet tërësisht” nga grupi militant, Shteti Islamik pasi qeveria ka thënë se ishin ekstremistët e IS-it ata që e kryen një sulm në zonën kufitare jugore gjatë fundjavës.

Ishte fëmijë ai që e kreu sulmin vetvrasës gjatë një ceremonie martesore në qytetin juglindor të Gazientepit duke vrarë së paku 51 njerëz dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.

“Kufiri jonë duhet të pastrohet në tërësi nga Daesh (Shteti Islamik)”, ka thënë ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion më 22 gusht.

“Është e drejta jonë e natyrshme të luftojmë në shtëpinë tonë dhe përtej kundër një organizate të tillë terroriste”, ka thënë më tej kryediplomati turk.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë më 21 gusht se sulmi, më i rëndi në Turqi gjatë këtij viti, është kryer me përfshirjen e grupit militant.

Rajoni juglindor i Turqisë që dominohet nga kurdët është goditur disa herë nga shpërthime vdekjeprurëse, ndërsa përgjegjësia për këto sulme ka rënë mbi grupin IS, dhe kryengritësit kurdë.

XS
SM
MD
LG