Ndërlidhjet

Turqia sulmon kurdët dhe IS-in në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Turqia ka nisur sulme kundër milicive kurde dhe militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Ushtria turke ka sulmuar të martën caqet e tyre në qytetet kufitare Jarablus dhe Manbixh.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë të hënën se zonat kufitare me Sirinë duhet të pastrohen tërësisht nga Shteti Islamik.

Komentet janë bërë pas sulmit të fundjavës në qytetin Gaziantep, i cili ka lënë të vrarë 54 veta.

Autoritetet turke kanë fajësuar Shtetin Islamik për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG