Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Itali


 Amatrice,Itali
Amatrice,Itali

Së paku 10 persona kanë vdekur nga tërmeti prej 6.2 shkallë të Rihterit që ka goditur Italinë Qendrore.

Kryetari i komunës së Amatrices ka thënë se shumë njerëz të tjerë janë të bllokuar nën gërmadha.

“Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë Sergio Pirozzi.

“Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha... Ka pasur rrëshqitje të dheut dhe ura mund të rrëzohet”, ka shtuar tutje ai.

Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka thënë se tërmeti ishte “i rëndë” dhe ka pasur raportime për dëme edhe në zonat malore.Qytetet më të prekura nga ky tërmet janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

XS
SM
MD
LG