Ndërlidhjet

Lideri i partisë më të madhe në Pakistan akuzohet për tradhti


Autoritetet në Pakistan e kanë akuzuar liderin e partisë më të madhe politike për tadhti dhe nxitje të terrorizmit, pas protestave të dhunshme në Karaçi.

Autoritetet kanë akuzuar Altaf Hussain, lideri i Lëvizjes Muttahida Qaumi, i cili gjendet në ekzil, se gjatë një fjalimi publik së fundmi, ka nxitur dhunë dhe ka përdorur parrulla kundër shtetit të Pakistanit.

Punëtorët e kësaj lëvizjeje më 22 gusht kishin sulmuar zyret televizive ARY Neës, pasi Hussain nga Londra, përmes telefonit i ishte drejtuar mbështetësve të tij, ku dhe kritikoi mediat që nuk kishin mbuluar fare si ngjarje një grevë gjashtë ditore.

Më pas punëtorët që gjindeshin jashtë objektit të televizionit ishin përleshur me policinë, ku një person mbeti i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Autoritetet e rendit kanë akuzuar Lëvizjen Muttahida Qaumi për shantazh, rrëmbim, tortuim dhe vrasje, në përpjekje për të ruajtur pushtetin.

Ndërkaq, kjo parti ka mohuar çdo lidhje me krimin.

XS
SM
MD
LG