Ndërlidhjet

Më shumë tanke turke hyjnë në Siri për të luftuar IS-in


Siri
Siri

Të paktën edhe nëntë tanke kanë hyrë sot në veri të Sirisë, si pjesë e një operacioni ushtarak për të larguar grupin militant Shteti Islamik nga qytetin Jarablus dhe për të parandaluar që luftëtarët e milicisë kurde të marrin nën kontroll territorin, i ka thënë një dëshmitar agjencisë Reuters.

Një zyrtar turk gjithashtu ka thënë se brenda territorit sirian, gjenden më shumë se 20 tanke turke dhe se tanke të tjera dhe makineri të ndërtimit do të dërgohen nëse është nevoja.

“Ne na duhen makineri të ndërtimit për të hapur rrugët... dhe do të na duhen edhe shumë të tjera në ditët në vazhdim. Ne gjithashtu na duhet më shumë personel të cilët mund të punojnë kur është e nevojshme”, ka thënë ky zyrtar.

Ky operacion ushtarak që po quhet “Mburoja e Eufratit” ka filluar të mërkurën, ku rebelët sirianë të mbështetur nga forcat speciale turke, tanket dhe avionët luftarakë kanë hyrë në Jarablus, njëri prej qyteteve të fundit të kontrolluara nga Shteti Islamik në kufirin e Turqisë me Sirinë. Ky operacion është mbështetur edhe nga koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA-të.

XS
SM
MD
LG