Ndërlidhjet

Rusia, SHBA-ja bashkëpunojnë për ndalimin e sulmeve kimike në Siri


Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, dhe homologia e tij amerikane, Samantha Power - foto arkivi
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, dhe homologia e tij amerikane, Samantha Power - foto arkivi

Rusia tha se do të punojë me Shtetet e Bashkuara në gjetjen e një përgjigjeje, pasi një hetim i Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se regjimi sirian ka kryer sulme me armë kimike.

“Kemi interes të përbashkët që t’i shkurajojmë gjërat e tilla”, tha ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin.

Një panel hetues i ngritur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së tha përmes një raporti se forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë përdorur gazin e klorit në së paku dy sulme dhe se militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik kanë kryer një sulm me gaz mustardë.

Shtëpia e Bardhë dhe aleatët e NATO-s janë zotuar se do t’i mbajnë përgjegjës autorët.

Duke e përshkruar raportin si “shumë të plotë”, Churkin tha se ai dhe homologia e tij amerikane, Samantha Power, janë pajtuar që të punojnë së bashku.

XS
SM
MD
LG