Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Cizre të Turqisë


Cizre, Turqi - 26 gusht 2016.
Cizre, Turqi - 26 gusht 2016.

Së paku 11 policë janë vrarë dhe 78 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i makinës bombë jashtë një ndërtese të policsë, në juglindje të Turqisë.

Sulmi ka ndodhur në Cizre, qytet pranë kufirit me Sirinë dhe Irakun, i cili ka popullsi të madhe kurde.

Mediat turke u kanë hedhur përgjegjësinë për sulmin militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Përleshjet midis forcave turke të sigurisë dhe militantëve kurdë janë rritur prejse armëpushimi midis tyre ka kolapsuar në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG