Ndërlidhjet

Steinmeier kërkon marrëveshje të re për kontrollin e armëve


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, bëri thirrje për një marrëveshje të re me Moskën për kontrollin e armëve.

Komentet vijnë pasi stërvitjet e intensifikuara ushtarake nga Rusia dhe NATO-ja kanë rritur shqetësimet për luftë.

Steinmeier, në një opinion të publikuar sot në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, tha se Rusia, qysh në vitin 2014, ka shkelur besimin e ndërtuar me dekada dhe parimet e paqes.

“Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar në dëshirën për të shmangur një kthesë të mëtejme në situatën e përshkallëzuar”, tha Steinmeier.

Një marrëveshje e re për kontrollin e armëve do të ofronte “mjete të verifikuara për transparencë, shmangie rreziku dhe ndërtim besimi”, shtoi ai.

“Ne duam dialog të strukturuar me të gjithë partnerët, që mbajnë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit tonë”, tha Steinmeier.

XS
SM
MD
LG