Ndërlidhjet

Erdogan: Me vendosmëri kundër terrorizmit 


ilustrim
ilustrim

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha, të premten, se sulmi në selinë e policisë në juglindje të Turqisë do të forcojë “vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit”.

Në një kumtesë të tij, Erdogan tha se Turqia do të luftojë kundër ekstremistëve “brenda dhe jashtë territorit të saj”.

Deklarata e presidentit turk vie dy ditë pas fillimit të një sulmi të Turqisë ndaj pjesëtarëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik të Irakut e Levantit dhe kundër ekstremistëve kurdë në Siri, njofton Reuters.

Ndërkohë, kryeministri turk Binali Jildirim, më herët tha se Turqia do të “hakmerret për sulmin me bomba në në Xhizre”, në të cilin u vranë 11 policë duke porositur “se vendi i tij ka hyrë në luftë kundër të gjitha organizatave terroriste”.

Të paktën 11 veta u vranë dhe 78 të tjerë u plagosën në një shpërthim të automjetit – bombë që goditi selinë e policisë Xhizre në juglindje të Turqisë, njoftoi rrjeti televiziv NTV, pa cituar burimet për viktimat.

XS
SM
MD
LG