Ndërlidhjet

Së paku 16 të vdekur nga zjarri në një depo në Moskë


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 16 persona kanë vdekur në Moskë pasi një depo u përfshi nga zjarri.

Zjarri në depon që përdoret për shtypje, filloi në orët e para të ditës së sotme.

Autoritetet ruse kanë thënë se katër persona janë dërguar në spital me djegie, ndërkaq 12 persona të tjerë janë shpëtuar nga zjarri.

“Kur zjarri ishte duke u shuar, zbuluam edhe një dhomë e cila ishte e përfshirë nga flakët”, citon agjencia Tass, shërbimin për media të Ministrisë së Emergjencave, e cila ka shtuar: “Zjarrfikësit e shembën murin dhe gjetën 16 persona të vdekur”.

Sipas agjencisë Tass, policia ka thënë se viktimat nga ky zjarr ka gjasa që janë punëtorë emigrantë.

XS
SM
MD
LG