Ndërlidhjet

Vrasje në Shtërpcë, arrestohet e dyshuara


Ilustrim
Ilustrim

Një qytetare është vrarë në Komunën e Shtërpcës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Lidhur më këtë rast është arrestuar një e dyshuar, shtetase e Serbisë, që jeton në Beograd, por e cila ka marrëdhënie familjare më viktimën, ka treguar Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Në komunën e Shërpcës, në shtëpinë e saj është gjetur e vrarënjë qytatare D.N, 91 vjeçe, me kombësi serbe. Sipas raporteve të para, viktima ishte qëlluar me mjet të fortë (thikë) në qafë dhe kokë, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës.

Në komunikatë po ashtu thuhet se Policisë ka arrestuar si të dyshuar N.N, 28 vjeçare, poashtu më kombësi serbe, më banim në Beograd, përndryshe familjare e viktimës.

Gjatë intervistës preliminare, e dyshuara ka pranuar në tërësi veprën e kryer.

Si motiv,e dyshuara ka cekur problemet pronësore lidhur me një patundshmëri.

Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë,deri në kompletimin e lëndës.

XS
SM
MD
LG