Ndërlidhjet

Gjermani, Franca dhe Polonia bëjnë thirrje që t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë janë pajtuar se duhet të ketë përpjekje më të mëdha ndërkombëtare për të reduktuar tensionet në lindje të Ukrainës.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ka bërë këtë njoftim pas bisedave të zhvilluara në Ëeimar, me homologët e tij francez dhe polak.

Më shumë se 9,500 persona janë vrarë gjatë luftimeve në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainë, që prej prillit të vitit 2014.

Steinmeier ka thënë se nuk ka pasur progres të mjaftueshëm në zbatimin e marrëveshjes së Minskut, që u arrit më 2015, e që ka për qëllim që të zgjidh konfliktin.

Zyrtarët perëndimor kanë biseduar me Moskën dhe Kievin dhe i kanë inkurajuar ata që të zbatojnë masat, për të cilat tashmë janë pajtuar gjatë procesit në Minsk, përfshirë këtu edhe zgjedhjet lokale në rajonet e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës, ka shtuar Steinmeier.

XS
SM
MD
LG