Ndërlidhjet

Kerry: Do ndihmojmë Bangladeshin në luftën kundër terrorizmit


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka premtuar se do të ndihmojë të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit, pas një vale të sulmeve militante në Bangladesh.

“Ne sot jemi pajtuar për hapat me të cilat inteligjenca jonë dhe zbatuesit e ligjit do të punojnë së bashku”, ka thënë Kerry më 29 gusht, në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka.

Shteti me shumicë myslimane është duke u ballafaquar me sulme militante. Sulmi i muajit të kaluar në Dhaka, vrau 22 njerëz, shumica prej të cilëve shtetas të huaj.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin por autoritetet në Bangladesh thonë se ky grup nuk është prezent në shtetin e tyre dhe se prapa tyre qëndron një grup lokal.

Kerry ka thënë se ka dëshmi që e lidhin grupin ekstremist IS-is me sulmet në Bangladesh.

XS
SM
MD
LG