Ndërlidhjet

OSBE i bën thirrje Ukrainës që të hetojë vdekjen e gazetarit


 Dunja Mijatovic
Dunja Mijatovic

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase që të kryejnë një hetim për vdekjen e gazetarit Aleksandr Shchetinin.

Gazetari Shchetinin, u gjet i vdekur në banesën e tij në Kiev, më 28 gusht.

“Rrethanat e kësaj tragjedie duhet të hetohen shpejt dhe tërësisht”, ka thënë përfaqësuesja për Lirinë e Medias të OSBE-së, Dunja Mijatovic.

“Vdekja e tij është humbje për komunitetin e mediave”, ka shtuar ajo.

Mijatovic ka përsëritur thirrjen e saj për autoritetet në Ukrainë që të përmirësojnë sigurnë e gazetarëve.

Gazetari ishte gjetur i qëlluar me armë zjarri në kokë, ndërkaq edhe një armë u gjet shumë pranë trupit të tij. Policia ka thënë se ai ua kishte shkruar një email kolegëve, ku shprehte qëllimin e tij për të kryer vetëvrasje.

XS
SM
MD
LG