Ndërlidhjet

Obama me gjasë do të zhvillojë takim joformal me Putinin javën tjetër


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka gjasa të ketë një takim joformal me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë samitit të javës së ardhshme të G20 që do të mbahet në Kinë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare, Ben Rhodes u ka thënë gazetarëve se nuk është akoma e sigurt nëse Obama do të zhvillojë takim formal me Putinin gjatë samitit që do të mbahet më 4 dhe 5 shtator, por se të dy liderët shpesh bisedojnë në margjinat e samiteve të tilla.

“Ne zakonisht mundohemi që të gjejmë mundësi që dy liderët të kalojnë një kohë së bashku, në biseda që zakonisht fokusohen në Sirinë dhe Ukrainën”, ka thënë ai.

Obama ka pasur vështirësi që të gjejë gjuhë të përbashkët me Rusinë për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka thënë se takimi në mes të Obamas dhe Putinit akoma nuk është koordinuar.

“Ne jemi të gatshëm por akoma nuk kemi arritur një marrëveshje”, ka thënë Peskov.

XS
SM
MD
LG