Ndërlidhjet

Putin planifikon takime të rëndësishme në samitin e G20-ës


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojë disa takime dypalëshe të nivelit të lartë në margjina të samitit të G20-ës, apo grupit të ekonomive më të industrializuara.

Samiti do të zhvillohet më 4 dhe 5 shtator në Hangzhou të Kinës.

Ndihmësi i Kremlinit, Yury Uashakov, tha se Putin do të takojë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Rusia ka vendosur kufizime tregtare mbi Turqinë, pasi ushtria turke ka rrëzuar një avion luftarak rus pranë kufirit me Sirinë, në nëntor të vitit 2015.

Por, këtë muaj, pas një takimi në Shën Petersburg, dy presidentët janë zotuar se do të hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve.

Uashkov tha se Putin do të takojë edhe kryeministren e Britanisë, Theresa May.

Një takim trepalësh midis liderëve të Rusisë, Francës dhe Gjermanisë për krizën në Ukrainë është thirrur po ashtu, tha Uashakov.

XS
SM
MD
LG