Ndërlidhjet

Trump nuk e zbut agjendën anti-migracion


Donald Trump
Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, theksoi vendsmërinë e tij për të mbajtur të huajt jashtë SHBA-së.

Trump, gjatë një fjalimi të shumëpritur, tha se do të ngrejë një “task-forcë dëbmi” për të kthyer prapa të gjithë ata që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.

Ai po ashtu tha se nuk do të lëshojë viza për qytetarët e vendeve si Siria dhe Libia, qeveritë e të cilave nuk janë në gjendje të bëjnë kontrolle të duhura.

"Do të pezullojmë dhënien e vizave në çdo vend, ku nuk mund të bëhet shqyrtimi adekuat i të dhënave", tha Trump.

Trump, duke folur në Arizonë, u zotua se do të ndërtojë mur në kufirin SHBA-Meksikë dhe se do ta detyrojë Meksikën të paguajë për të.

XS
SM
MD
LG