Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në Afganistan, talibanët përgjegjës


Afganistan
Afganistan

Zyrtarët afganë thanë se së paku tetë njerëz janë vrarë, përfshirë gjashtë talibanë, si pasojë e një sulmi militantësh në provincën Logar.

Guvernatori i këtij rajoni, Mohammad Halim Fedayee, i tha Radios Evropa e Lirë se forcat afgane të sigurisë kanë vrarë gjashtë talibanë gjatë betejës në qarkun Çark.

Zëdhënësi i Fedayee, Salim Salhe, tha se një makinë bombë ka vrarë dy njerëz.

Talibanët kanë pranuar se luftëtarët e tyre kanë kryer sulmin.

Korrespondentët thanë se shpërthimi masiv ka dridhur ndërtesat në zonë, rreth 60 kilometra në jug të Kabulit.

XS
SM
MD
LG