Ndërlidhjet

Nuk ka ende lajme zyrtare për fatin e presidentit uzbek


Islam Karimov
Islam Karimov

Uzbekistani po feston 25-vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, derisa nuk dihet për gjendjen e presidentit Islam Karimov.

Në mungesë të lajmeve zyrtare për shëndetin e tij, prejse qeveria ka njoftuar se është shtruar në spital më 28 gusht, ka spekulime se po bëhen përpjekje të fshehta për të gjetur pasardhësin e Karimovit.

Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, Karimov ka vdekur më 29 gusht.

Por, Lola Karimova Tillyaeva, vajza më e vogël e presidentit, ka lënë të kuptohet në mediat sociale se ai është ende gjallë, porse ka pësuar hemorragji në tru.

Karimov ka qenë kreu i vetëm i shtetit që nga pavarësia e Uzbekistanit.

Ai është dashur të bëjë një paraqitje publike në një koncert masiv, sot në Tashkent, por kjo ngjarje është anuluar.

XS
SM
MD
LG