Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, njëri nga liderët më autoritarë në Azi, ka vdekur, thanë autoritetet turke, edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar nga Uzbekistani.
“Presidenti uzbek, Islam Karimov, ka ndërruar jetë. Zoti qoftë me të. Si Republikë Turke, ne ndajmë dhimbjen me popullin uzbek”, tha kryeministri turk, Binali Yildirim.
Karimov, 78 vjeç, ndërsa në pushtet qysh në vitin 1989, është dërguar në spital javën e kaluar, pasi ka pësuar hemorragji në tru.
Autoritetet uzbeke kanë konfirmuar vetëm se ai është në gjendje kritike.