Lituania ka ndihmuar me 150 tonë municion trupat ukrainase të cilët po luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, në lindje të Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes, Jouzas Olakas ka thënë sot se është detyrë e Lituanisë që të “ndihmojë shtetin mik, i cili po sulmohet nga Rusia”.
Kjo është hera e dytë që Lituania dërgon ndihmë ushtarake për Ukrainën, që prej se Moska, aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë.