Ndërlidhjet

Forcat libiane përballen me rezistencë të fortë të IS-it në Sirte


Sirte, foto arkiv
Sirte, foto arkiv


Forcat pro-qeveritare libiane janë duke u ballafaquar me një “rezistencë të fortë” nga grupi militant Shteti Islamik në qytetin Sirte dhe se do të duhen edhe disa ditë që të mund të marrin kontrollin e plotë të këtij qyteti.

Të shtunën, forcat besnike të qeverisë libiane, kanë nisur një sulm të ri kundër IS-it në Sirte, i cili është marrë nën kontroll nga xhihadistët vitin e kaluar, njofton AFP.

Të mbështetur nga sulmet ajrore të SHBA-ve, forcat pro-qeveritare kanë arritur të rimarrin shumicën e territorit të këtij qyteti.

Luftëtarët e IS-it, tashmë gjenden në një lagje të qyteti, por zëdhënsi i forcave pro-qeveritare, Reda Issa, ka thënë se ata kanë duke rezistuar.

“IS-i është duke rezistuar fuqishëm, në lagjen e tyre të fundit. Ata janë duke u përpjekur që beteja të zgjasë më shumë edhe pse ata e dinë që ajo do të përfundojë shumë shpejt”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG