Ndërlidhjet

Turqi: Kufiri është pastruar nga pjesëtarët e IS-it


Pamje e mëparshme nga qyteti Azaz në kufirim siriano - turk
Pamje e mëparshme nga qyteti Azaz në kufirim siriano - turk

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, thotë se forcat turke dhe krengritësit sirianë i kanë dëbuar pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), nga hapësirat e fundit në kufirin Siri-Turqi, që i kishin nën kontroll.

“Nga Azazi e deri në Jarabulus, kufiri ynë prej 91 kilometrash është krejtësisht i sigurt”, tha mbrëmë gjatë një fjalimi televiziv kryeministri Yildirim, dhe ka shtuar se “të gjitha organizatat terroriste janë zmbrapsur dhe janë larguar”.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se grupi, Shteti Islamik, “i ka humbur lidhjet e veta me botën e jashtme, pasi i humbi të gjitha hapësirat kufitare” ndërmjet Sirisë e Turqisë.

Mëtutje, ky observator ka theksuar se “kryengritësit dhe grupe e tjera islamiste, të mbështetura nga tanket dhe aeroplanët e Turqisë” e kanë marrë kontrollin ndaj disa fshatrave në kufi, “pasi Shteti Islamik është tërhequr, duke e përfunduar praninë e vet në kufi”.

Ky avancim u bë pasi Turqia e lansoi një operacion më 24 gusht, për dëbimin e pjesëtarëve të Shtetit Islamik nga kufiri dhe për parandalimin e përparimit të luftëtarëve kurdë.

XS
SM
MD
LG