Ndërlidhjet

Eksplodime në disa pjesë të Sirisë


Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm në qytetitn Tartous të Sirisë
Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm në qytetitn Tartous të Sirisë

Së paku katër eksplodime kanë ndodhur në pjesë të Sirisë, që janë nën kontroll të qevrisë, në qytetet Tartous dhe Homs, dhe përgjatë një rruge jashtë kryeqytetit Damask.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, ka raportuar sot se dy shpërthime simultane e kanë goditur hapësirën në urën Arzouna, në hyrje të qytetit bregdetar veriperëndimor, Tartous.

Televizioni shtetëtor i Sirisë ka raportuar se eksplodimi i parë është kryer me një makinë-bombë, ndërsa i dyti ishte sulm vetvrasës, në çastin kur në vendin e sulmit të parë erdhën ekipet e shpëtimit.

Agjencia SANA, po ashtu ka raportuar se sulmi me makinë – bombë ka ndodhur në qytetin Homs, në hyrje të lagjes Baba Tadmur.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka raportuar se nga shpërthimi në Homs, kundër një postblloku ushtarak, janë vrarë dy oficerë.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se përgjatë autostradës Damask – Bejrur, afër qytetit Saboura, po ashtu, ka pasur shpërthim.

XS
SM
MD
LG